Aksidenti me pasojë vdekjen e 22 vjeçares, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie Denisa Dokun
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për Denisa Dokun drejtuesen e mjetit të përfshirë në aksidentin dy ditë më parë në Kamëz ku humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeç. Masa e sigurisë për 19 vjeçaren u dha në ambientet e spitalit të Traumës, ku Doku po merr mjekimin pas aksidentit. Avokati i 19 vjeçares, Bardhi Koci kërkoi caktimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për Denisa me argumentin se është studente dhe kjo mase e pengonte nga frekuentimi e shkollës
Në lidhje me aksidentit avokati tha se nuk ishin ato nuk ishin shkaktare ngjarjes tragjike, dhe se duhej te ndalohej edhe dretuesi I mjetit tjetër
Ndërkohë familjaret e 22 vjeçares që humbi jetën kane dorëzuar në gjykatë një deklaratë noteriale ku kërkonin që 19 vjeçarja Denisa Doku të mos ndiqej penalisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e se dielës në Kamëz ku pas një përplasje me një mjet tjetër tip Benz humbi jetën Alida Spahiu