Marrëdhënia me Vjosa Osmanin, ja çfarë thotë Avdullah Hoti në Ora News

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka treguar edhe marrëdhënien që ka me Presidenten në detyrë Vjosa Osmanin.

Në një intervistë për Ora News, Hoti ka treguar se ata kanë një bashkëpunim shumë të mirë me njëri-tjetrin, ku ekziston komunikimi i rregull institucional.

"Kam komunikim normal me Vjosa Osmanin. Ajo është ushtruese e detyrës së Presidentit dhe unë jam kryeministër i vendit. Kushtetuta dhe ligjet na kërkojnë që të komunikojmë dhe bashkëpunojmë. Unë kam pasur shumë takime edhe gjatë kohës që ishte e izoluar për shkak të Covidit. Ekziston komunikimi i rregull institucional", ka thënë ai.

https://youtu.be/Jt_SiqVBrvY

Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.