Shifra alarmante nga Greqia/ 100 viktima nga Covid në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2020, 17:41
Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta sa i përket pandemisë Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas asaj që raportojnë autoritetet e vendit fqinj, 100 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar edhe 1882 raste të reja.
Situatë e rënduar edhe në spitale, aty ku po trajtohen në terapi intensive 622 qytetarë.
Nga nisja e pandemisë, Greqia regjistron 111,537 dhe 2706 viktima si pasojë e Covid-19.
Zonat më të goditura nga virusi vijojnë të jenë Atika dhe Selaniku.