Tronditet Beogradi, shpërthim i fortë pranë RTS-së, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Qendra e Beogradit u trondit nga një shpërthim i fuqishëm të premten në mëngjes, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Shpërthimi ndodhi para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë ku është gjetur edhe një shishe gazi industrial.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së premtes qendrën e Beogradit. Deri tani sipas informacioneve nga policia, një person nga humbur jetën, ndërsa janë regjistruar edhe dëme të shumta materiale. Tre automjete janë shkatërruar plotësisht.

Shpërthimi ndodhi para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë, ku më herët kishin filluar punime restauruese. Mësohet se një punëtor ndërtimi është plagosur.

Sipas policisë, shpërthimi i eksplozivit u dëgjua rreth orës 9:45 të mëngjesit të së premtes, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta dhe policia është duke hetuar. Jo zyrtarisht mësohet se pranë vendit të shpërthimit është gjetur një shishe gazi industrial.

Një person humbi jetën menjëherë në vendngjarje dhe dy të tjerë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga fuqia e shpërthimit sipas medieve vendore janë shkatërruar plotësisht tre automjete.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta të Beogradit, një prej të plagosurve u dërgua në reanimacion, ndërkohë ekipet e hetuesve qëndruan deri pas mesditës në vendngjarje.

https://www.youtube.com/watch?v=sedAinBDjO0&feature=emb_title