Shifra rekord në Kosovë/ 22 viktima dhe 627 raste të reja me Covid-19
Numri i të vdekurve brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19, për herë të parë kalon mbi 20.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 627 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e vdekjeve:
Prishtinë 9 (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 (79, 77 vjeç), Prizren 2 (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 (76, 60 vjeç), Istog 2 (84, 65 vjeç), Pejë 1 (72 vjeç), Klinë 1 (62 vjeç), Suharekë 1 (78 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 543 pacientë nga COVID-19, ndërsa rastet ende aktive janë 13.784.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 41.299, kurse i vdekjeve si pasojë e COVID-19 në 1.062.