"Po negociojmë që të bëhemi pjesë e FMN", Hoti: Do marrim fond 200 milionë euro
Kryeministri Avdullah Hoti për Ora News tregoi se që prej tre muajsh qeveria e Kosovës po negocion për t'u bërë pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Hoti tha se nëse negociatat shkojnë mirë, do të marrin një fond prej 200 milionë eurosh të cilat janë në formën e borxhit publik, gjë që sipas tij do e ndihmojë shumë ekonominë kosovare.
"Kemi tre muaj që negociojmë që të bëhemi pjesë e FMN për dy vitet e ardhshme, që na sjell një fond 200 milionë euro. Kjo shumë shkon direkt në buxhet dhe nuk është e përcaktuar. Është borxh publik dhe qeveria e shpenzon sipas nevojave të veta. Kjo ndihmon që ta bëjë ekonominë Kosovare më të fortë dhe kemi pritshmëri nga ky program. Diçka e tillë i jep kredibilitet sistemit financiar dhe bankar më së pari. Dërgohet sinjali te investitorët e jashtëm për qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe fiskal të vendit", tha ai.
Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.