Presidenti i Ri/ Hoti për Ora News: Nëse s'ka marrëveshje me opozitën, zgjedhje të reja
Shoqërimi në Gjykatën Speciale të Hagës të figurave kryesore të politikës kosovare dhe UÇK-së, ngjalli reagime të shumta, ku u kërkua drejtësi.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shoqërimi në Gjykatën Speciale të Hagës figurat kryesore politike të Kosovës, ka shkaktuar një ngërç politik në Kosovë.
Për Ora News, Hoti ka treguar se ky proces ka ndikuar shumë në ecurinë e politikës kosovare, duke shpresuar që sa më shpejt të ketë drejtësi.
Hoti: Kërkesa ime si kryeministër është që drejtësia të vendoset sa më shpejt. Në mesin e figurave që janë marrë është edhe presidenti. Ne duhet të zgjedhim në Kuvend të riun me 80 vota, 2/3 e deputetëve. Ky koalicion mazhoritar ka shumicën, por jo 2/3 e votave. Si koalicion qeverisës duhet të ulemi me opozitën për të parë vullnetin e tyre. Po bëjmë disa konsulta të nevojshme për të organizuar tryezën e parë politike për të parë nëse partitë politike nëse kanë gatishmëri par të zgjedhur Presidentin e Ri të vendit dhe nëse gatishmëri ti vazhdojmë më tutje bisedat për kriteret për kandidaturat e mundshme për President të vendit.
A ka mundësi apo ka menduar qeveria juaj që të ofrojnë ndihmë adekuade në mbështetje të gjithanshme edhe financiare për të gjithë të akuzuarit në Hagë?
Hoti: E kemi të rregulluar me ligj këtë çështje. Kur është ratifikuar marrëveshja e 2015, është miratuar dhe ligji bashkë me të që e obligon shtetin e Kosovës të përfillë procedurat e caktuara për të ofruar mbështetje financiare për personat që kanë aktakuza nga Dhomat e Specializuara. Ka dhe buxhet për këtë.
Ju doni të ruani ekuilibrat duket iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga ana tjetër për të zgjidhur ngërçin e Presidentit të ardhshëm si do të operoni ju teksa z.Haradinaj ka vendosur veton se nëse nuk zgjidhet ai bie qeveria?
Hoti: Nuk kemi ardhur në pikën që mund të konstatojmë nëse mund ta zgjedhim një President ose jo. Deri më tash për shkak të ndjeshmërisë së situatës me akuzën që u ngrit ndaj personave të caktuar nuk kemi pasur mundësi të organizojmë tryezën e partive politike unë jam i angazhuar që këtë tryezë ta organizojmë sa më parë. Nuk mund të them një datë por kemi komunikuar me parti politike që të caktojmë një datë rë kësaj tryezë. E në atë tryezë secila prej partive politike do të thotë qëndrimin zyrtar për këtë çështje.
Para disa ditsh kam dëgjuar dhe një pozicion tjetër të PDK. Po ashtu partia tjetër opozitare vetëvendosje e ka dhënë një qëndrim lidhur me këtë çështje nëpër media nëpër forma të ndryshme. Do të ftojmë tryezën e partive politike, të shohim a ka vullnet të tillë. Nëse ka vullnet cila është rruga për të adresuar këtë çështje për të zgjedhur Presidentin, kritere që do ti vendosim së bashku për kandidaturat e mundshme për President. Nëse nuk ka vullnet të tillë, unë besoj qe duhet pastaj që partitë politike e përgjegjësi publike për situatën në të cilën po kalojmë, të pajtohemi për një datë të zgjehdjeve që është e përshtatshme për qytetarët.