Pandemia, Kosova i dha bizneseve 60 milionë euro pa asnjë procedurë konkurruese

Kryeministri Avdullah Hoti për Ora News u shpreh se është hartuar një plan për rimëkëmbjen ekonomike dhe kalimin sa më lehtë të krizës ekonomike.

Hoti u shpreh se është organizuar Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike është kryer në bashkëpunim me opozitën kosovare, ku është paramenduar që të miratohen fonde për bizneset apo edhe përdorimi i kursimeve pensionare të qytetarëve. Ai tregoi se këto kursime do të vijojnë kompesimin pas vitit 2023.

Hoti: Ligji për Rimëkëmbjen ekonomike është finalizuar dhe kemi marrë edhe amandamente nga opozita. I kam mirëpritur sepse u kam bërë ftesë që të bashkëpunojmë në këtë pjesë. Në ligj janë disa fonde për mbështetjen e bizneseve. Ka qenë kërkesë e opozitës që të rritet ky fond me 20 milionë euro dhe ne e kemi mirëpritur.

Ne patëm shtuar në ligj që qytetarët të kenë mundësi të tërheqin  10% të kursimeve pensionale, ka qenë propozim i opozitës që për qytetarët që i kanë këto kursime nën 10 mijë euro, t’i kompesojnë, sepse janë qytetarët me të ardhur më të ulëta. T’i kompesojmë këto tërheqje të kursimeve nga viti 2023 e më pas.

Kemi edhe lirimin nga tatimi në vlerën e shtuar për lëndën e parë. I kemi bërë pjesë të ligjit, krahas një liste të gjatë të politikave që kemi përfshirë dhe që unë besoj se ekonomia do të jetë e përgatitur.

Ai vijoi më tej duke treguar: “Kemi pasur dy objektiva, e para është që të ndihmojmë bizneset që të qëndrojnë në treg. Sepse ka kosto të madhe që të kthehen në treg. E dyta të ndihmë familjet me forma të ndryshme që të mos i lejojmë që të bien në nivelin e një familje të varfër. I kemi dyfishuar ndihmën sociale deri në dhjetor, do të shikojmë nga janari e tutje. Kemi pasur instrumente të veçanta për gratë në biznes. Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Bizneseve i kemi shpërndarë 60 milionë euro pa asnjë procedurë konkurruese duke u bazuar në numrin e punëtorëve.

https://youtu.be/Jt_SiqVBrvY

Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.