Covid-19 Hoti tregon pse mbylli shkollat në Kosovë dhe a do ketë kufizive për festa
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka dhënë një intervistë për Ora News, ku ka folur për masat e ndërmarra ndaj Covid-19.
Hoti tregoi se vendimi për të mbyllur shkollat, erdhi si rezultat i nevojës për të evituar lëvizjet e shumta në vend. Ai ka vijuar më tej, teksa ka thënë se autoritetet po ndjekin nga afër respektimin e masave.
"Po mundohemi që të kufizojmë lëvizjen. I kemi udhëzuar shkollat që të mbyllen deri me 18 dhjetor dhe do të kufizojmë lëvizjen e qytetarëve në veçanti gjatë festive. Me fillimin e Krishtlindjeve dhe më pas të Vitit të Ri ka dyndje të njerëzve. Unë besoj që me vendimin e mbylljes së shkollave, evitojmë lëvizjen e së paku 400 mijë personave. Janë mbi 380 mijë nxënës, me 26 mijë arsimtarë në mbarë vendin dhe infrastruktura përcjellëse se është trafiku urban, telekomunikacioni, përcjellësit e shkollave. Përmes kësaj kufizojmë maksimalisht lëvizjen e qyetatëve në mënyrë që t’i japim pak frymë shoqërisë.
Po mbikqyrim nga afër zbatimin e masave që kemi vendosur në bazë të manualit që kemi zhvilluar që në korrik sipas OBSH që duhet ta zbatojmë në institucione, restorante", tregoi ai.
Kryeministri kosovar ka thënë se qytetarët janë ndërgjegjësuar në lidhje me respektimin e masave, ku nuk ka përjashtuar rastet kur këto masa duhet të imponohen për shkak të situatës.
"Ka qenë ndërgjegjësimi i popullsisë në këto muajt e fundit që ka bërë zbatimin më të mirë të masave. Nuk kemi arritur t’i zbatojmë me përpikmëri, edhe pse kemi qenë aktiv me inspektoriatin. Po mundohemi të punojmë me qytetarët që të jenë bashkëpunues, por nuk përjashtohen rastet kur qytetarët duhet të imponohen. Janë masa të rekomanduara nga profesionistë."
Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.
LEXO EDHE: Rifillon dialogu Kosovë-Serbi