Rënditja e UEFA-s, Juventus zbret nga froni Real Madridin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2020, 19:41
Juventus zbret nga froni Real Madrid. Kampionët e Italisë ngjiten në vend të tretë të rënditjes së UEFA-s pas fitores së mbrëmshme ndaj Dinamo Kiev.
Ngjitja e bardhezinjëve ndikohet edhe nga humbja 2-0 e “Los Blancos” përballë Shakhtar Donetsk, raporton Ora News.
Juventus numëron 111 pikë, 1 më shumë se Real Madrid, ndërsa vendi i parë vijon të mbahet nga Bayern Munchen.
Kampionët në fuqi të Europës numërojnë 120 mijë pikë, ndjekur nga Bvarcelona me 116 mijë.
Top 10-ja plotësohet nga Real Madrid, Atletico Madrid, Manchester City, PSG, Manchester United, Sevilla dhe Liverpool.

Lexo edhe:
VIDEO/ Mbrëmje goleadë në Champions, Ronaldo shënon golin historik