"Final Four" në Nations League, Italia peshkon Spanjën

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për “Final Four” të Nations League.

Belgjika do të përballet me Francën, ndërsa Italia me Spanjën.

Ndeshjet gjysmë-finaliste do të luhen më 6 dhe 7 tetorit të 2021, ndërsa finalja luhet më 10 tetor.

Ndeshjet do të luhet në “Juventus Stadium” dhe “San Siro”.

Belgjikë-Francë

Itali-Spanjë

Kalendari

Gjysmëfinalet

E mërkurë, 6 tetor 2021: Itali-Spanjë (San Siro, Milano)
E enjte, 7 tetor 2021: Belgjikë-Francë (Juventus Stadium, Torino)

Finalja për vendin e tretë

E dielë 10 tetor 2021: Juventus Stadium, Torino

Finalja

E dielë, 10 tetor 2021: San Siro, Milano