Nesër skadon "ora policore"/ Çfarë pritet të vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve?

Duke nisur nga nesër merr fund ora policore e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave anti-Covid.

Tre javë më parë u vendos për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.

Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja.

Tani pritet të shihet se cilat do të jenë masat e rradhës, ndërkohë që rastet e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 rriten çdo ditë.

Lexo edhe:

COVID-19/ Përkeqësim i shpejtë gjatë nëntorit, 174 vdekje më shumë se tetori

Covid-19/ Rakipi: Rreziku shumë i madh, Shqipëria duhet të mbyllet

Situatë e ngarkuar në spitale/ 12 viktima dhe 832 raste të reja në 24 orët e fundit