Surroi: Në Kosovë dhe Shqipëri krimi ndërhyn në politikë
Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të ngjashme. I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, publicisti Veton Surroi foli për ndërhyrje të krimit brenda strukturave politike në të dy shtetet.
Veton Surroi: Të dyja shtetet kanë nevojë për njëra tjetrën. Kemi probleme të ngjashme. Emëruesi i përbashkët është se ekziston mungesë e legjitimitetit politik, si në Shqipëri e Kosovë. Kemi të bëjmë me institucione të brishta të ndërhyrjes së krimit brenda strukturave politike
Dy vendet tona duhet të jenë të konsoliduara. Ne kemi probleme të ngjashme dhe emëruesi i përbashkët është që mungon legjitimiteti politik. Kemi institucione të brishta në sundit të ligjit
Kemi të bëjmë me forma të ndryshme të ndërhyrjes së krimit brenda strukturave politike, ose aleancave të ndryshme.
Në Shqipëri kemi të bëjmë me strukturë të organizuar që lidhet me narko-trafikun.
Në Kosovë kemi pjesë të trashëguara të ndërlidhjes së krimit me politikën.
Lexo dhe: Heqja e titullit “Qytetar Nderi” Surroi: Do ketë lajthitje të tilla, duhet kulturë e paqes