Ju flet Moska - Populli ka të drejtë ta vrasë diktatorin e hapur ose të maskuar
Populli ka të drejtë ta vrasë diktatorin e hapur ose të maskuar ishte tema e kësaj të marte në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Diktatori është njeriu më i frikësuar në shtetin që sundon. E njëjta gjë ndodh edhe ne diktaturat e maskuara. Në të dyja rastet populli ka të drejtë që t'i vrasë diktatorët. Kush i jep të drejtën të bëjë diktatorin, automatikisht ai u ka thënë të drejtën shtetasve të vet të shtypur që ta vrasin. Kemi histori qysh nga koha antike.
Ata që janë më të rrezikshëm dhe një dukuri e kohës tonë janë diktatorët e maskuar. Ata që nuk janë të tillë, kanë mësuar nga fati i diktatorëve, pasi nuk është në modë diktatura e hapur. Ata realizojnë diktaturë të maskuar. Me diktaturë të maskuar ka një lloj demokracie që është fasadë, votohet, ka pluralizëm politik, ka opozitë, ka edhe shtyp të lirë në dukje.
Në diktaturat e maskuara lejohet të kesh media private, por duhet të kesh një marrëdhënie me pushtetin. Këtu diktaturat bëjnë shembuj, me pronarë medias dhe biznesmenë, duke i përzgjedhur. Diktatorët e maskuar zyrtarisht kanë një kushtetutë me ndarje pushtetesh, por në fakt i kontrollojnë gjithë pushtetet. Ata mund të jenë kryeministra ose e kanë nisur pushtetin e tyre si kryetar bashkie të kryeqytetit.
Ata flasin për një drejtësi të re, por kanë si qëllim kontrollon e gjykatave dhe drejtësisë. Diktatorët e maskuar krijojnë monopole në ekonomi me biznesmenët e përzgjedhur nga ata. Në shumë vende Afrika dhe të Amerikës Latine krijojnë koncesione dhe privatizojnë pasuritë publike. Ata kanë një gjë të përbashkët, shtiren sikur do të bëjnë luftë kundër krimit të organizuar, por këtë e bëjnë për t'i nënshtruar gjykatësit dhe prokurorët. Të njëjtën gjë bëjnë me biznesmenët dhe pronarët e mediave, godit dhe nënshtro.