Forca Ajrore reagon pas akuzave të PD për Xhaçkën

Pas denoncimit të vazhdueshëm nga ana e Partisë Demokratike për përdorim të burimeve shtetërore nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në funksion të fushatës së PS, ka ardhur dhe reagimi nga  Forca Ajrore të  Republikës së Shqipërisë.

"Gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore. Forca Ajrore jo vetëm nuk ka shpërdoruar fondet dhe njerëzit e saj për arsye politike por në kushtet e një viti të vështirë si pasojë e pandemisë, ka treguar përgjegjshmëri kundrejt qytetarëve duke përdorur me shumë kujdes e pa asnjë abuzim kapacitetet e saj njerëzore dhe financiare."-  thuhet në deklaratën për shtyp të forcave ajrore