BE shtyn hapjen e negociatave,Gjipali: Reformat në Shqipëri progres vetëm në letër
Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në lidhje me këtë vendim drejtuesi i organizatës Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali në një lidhje direkte për Ora Neës, u shpreh se vendet anëtare të BE kanë qenë më strikte për plotësimin e kushteve nga Shqipëria.
Gledis Gjipali për Ora News: Po të shohim në draftin që ka qarkulluar në përfundimet e Këshillit që pritet të miratohen nga Këshilli Ministrave dhe Këshilli Europian, përmenden në detaje elemente të standardeve apo të kushteve që BE ka vendosur. Kjo do të thotë që ka vende të cilat janë imponuar për të qenë më strikt në vlerësim.
Ai tha që progresi i Shqipërisë ka mbetur në letër pa arritur të vihet në zbatim në përputhje me standardet e BE.
Gledis Gjipali për Ora News: Kemi parë dhe me gjykatat, quhen të ngritura sepse emërohen një apo dy gjyqtarë por nuk janë të plota nuk mund të arrijnë në vendimmarrje. Pra nuk janë funksionale. Ky detajim i BE ndodh për herë të parë me Shqipërinë pikërisht sepse një grup vendesh brenda BE që duan të jenë shumë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve në vend. Pra të ketë vërtetë arritje në këto reforma. Shpesh ka ndodhur që ne arrijmë të prodhojmë në letër progres por që nuk përkthehen në zbatim të legjislacionit, pra në përputhje të standardeve europiane. Për këtë arsye BE është më strikt për të arritur ato rezultate.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P