Atentatet trondisin Lezhën: Biznesmeni qëllohet në makinë, tjetri plagoset në sy të fëmijëve

Një 42 vjeçar, i identifikuar si Aleksandër Deda ka qenë shënjestër e një atentati ndodhur mbrëmjen e së martës, 1 dhjetor 2020, në Lezhë.

Deda është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me automjet në superstradë Lezhë-Milot.

Ai ka mbetur i plagosur, por pavarësisht plagëve mësohet se 42 vjeçari ka shkuar vetë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Autorët djegin makinën

Pak pas ngjarjes, afro 5 kilometra nga vendi i atentatit policia ka identifikuar makinën e djegur.

Autorët e kanë braktisur atë në fshatin Zejmen, pranë rrugës kryesore, duke i vënë flakën e hequr targat për të humbur çdo gjurmë.

Në automjet policia gjeti edhe një armë zjarri.

Aleksanër Deda njihet si biznesmen në zonë. Ai njihej dhe me emrin "Leksi i druve"

Aleksandër Deda

43-vjeçari qëllohet me armë në sy të fëmijëve

Më herët, mëngjesin e sotëm, (1 dhjetor) në Lezhë u regjistrua një tjetër ngjarje.

Tre fëmijë ndodheshin në makinë kur ndaj saj u qëllua të paktën 2 herë me armë zjarri.

Objektivi ishte babai i tyre 43 vjeçari Hil Gjini, banor i fshatit Balldrenit i cili mbeti i plagosur.

Ai po dërgonte fëmijët në kopësht kur bashkëfshatari Gjergj Gjini i kishte zënë pritë disa metra larg derës së shtëpisë.

Nga të shtënat 43-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa fëmijët pësuan traumë por fatmirësisht nuk u lënduan.

Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa u vu në pranga rreth 2 orë më pas në rrethinat e fshatit Balldre nga Policia e Lezhës falë edhe ndihmës së banorëve të zonës

Dyshimet janë se plumbat që desh prodhuan tragjedi kanë si motiv një konflikt pronësie mes dy familjeve që banojnë rreth 300 metra larg njëra tjetrës!

Lexo edhe:

Plagosja e biznesmenit/ 42-vjeçari u qëllua teksa lëvizte me makinë, shkoi vetë në spital

Plumba në sy të fëmijëve, 43-vjeçari plagoset nga fqinji për sherret e pronësisë në Balldre