BOOM - Në farmacitë e Tiranës nuk ka termometër me zhivë, gjendje vetëm ata elektronikë me çmime të kripura
Pranë Boom erdhi një denoncim se termometrat me zhivë kushtojnë më tepër nëse e gjen, pasi prej kohësh nuk ka më.
Qytetarja shkruan se e kishte blerë për 400 lekë të reja, ndërkohë përpara se Covid 19 të prekte edhe Shqipërinë, ky termometër kushtonte 100 deri 1509 lekë të reja.
Farmacistë pohojnë se nuk ka më, nuk ka në gjendje.
BOOM: Keni termometër?
Farmacistja: Kemi nga këto, elektronikë. Janë 2000 mijë lekë, se janë rritur.
BOOM: Po ku mund të gjej kështu me zhivë?
Farmacistja: Nuk ka në treg as në depo.
Boom bleu në një farmaci termometër me zhivë, dhe na thotë se nuk ka më.
Boom bëri një vëzhgim në farmaci të kryeqytetit për të pyetur nëse kishte termometër me zhivë.
Në të shumtën e kohës farmacistët deklaruan se ka 1 muaj deri në 2 muaj mungesë termometrash me zhivë, pasi nuk ka në depo farmaceutike.
Ata deklaruan se ka vetëm termometra elektronikë, të cilët arrijnë shifra shumë të kripura duke shkuar deri në 70 apo 130 mijë të vjetra.
BOOM: Keni termometër?
Farmacistja: Nuk ka fare as në farmaci dhe as në depo. Këto elektronikët shkojnë 70-80 mijë lekë. Ne kemi një muaj që po kërkojmë dhe nuk po gjejmë.
Emisioni Boom bëri një vëzhgim në Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit për të parë nëse ofronin shërbim në këtë kohë pandemie, kur nevoja për mjekun e familjes është edhe më e madhe.
Mësuam se këto Qendra Shëndetësore ishin pushim zyrtar më 30 nëntor.