Plagosja e biznesmenit/ 42-vjeçari u qëllua teksa lëvizte me makinë, shkoi vetë në spital
Zbulohen detaje të reja nga plagosja me armë e ndodhur në një lokal në aksin Lezhë-Laç.
Siç mëson Ora News, objektivi i atentatit, 42-vjeçari Aleksandër Deda, biznesmen, ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij kur është qëlluar.
Pavarësisht plumbave të marrë, ai ka shkuar vetë në spital.
Më pas, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranës.
Pak momente pas ngjarjes, një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur rreth 5 km nga vendi i atentatit.
Mësohet se brenda makinës së djegur është gjetur një armë zjarri, e cila dyshohet se është edhe arma e krimit.
Para se ti vinin flakën mjetit autorët i kanë hequr më parë targën.
Policia vijon kontrollet në zonë, ndërsa ende nuk ka asnjë të shoqëruar lidhur me ngjarjen.
Lexo edhe:
Të shtëna me armë në aksin Lezhë-Laç/ Plagoset 42-vjeçari, dërgohet drejt Traumës
Plagosja e 42-vjeçarit, ja çfarë u gjet në makinën e djegur. I hoqën targat para se…