Covid-19 në arsimin shqiptar, infektohet pedagogia Majlinda Keta

Një tjetër pedagoge është infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për Majlinda Ketën pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Keta, e cila në një intervistë për Ora News ka treguar se fatmirësisht nuk ka pasur shqetësime të mëdha dhe se është në ditët e fundit të luftës me koronavirus.

Ka plot pedagogë të prekur, unë jam drejt ditëve të fundit. Vijon angazhimi në akademizëm”, rrëfen Keta.

Pak ditë më parë humbën jetën dy pedagoge Irena Bogdani dhe Kozeta Noti pas komplikacioneve për shkak të Covid-19.