"Do kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi", Basha mesazh ngushëllimi për ikjen e Beqir Arifaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut demokrat të Pukës, Beqir Arifaj.

Në një postim në twitter, Basha shkruan se Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike.

Basha: Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe!

Arifaj u nda nga jeta mëngjesin e sotëm për shkak të infektimit nga Covid.

Megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar për në Turqi por pa mundur të fitojë betejën me virusin.

Arifaj ka qenë kryebashkiak i Pukës, nën siglën e PD, deri në vitin 2015, kur në krye të bashkisë erdhi socialisti Gjon Gjoni.