Ju flet Moska- Gjeneral Lleshaj po merr përgjegjësinë ligjore për lojën e Lali Erit
Precedenti me rastin Becchetti dhe ndjekja e të njëjtës skemë me Rtv Ora ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: A e dini se cila është sms më e shtrenjtë në botë e nisur me telefon?
Kushton plot 110 milion euro, është sms që Erion Veliaj i nisi Francesco Becchettit me kërcënimin se do ti mbyllte televizionin dhe që u përdor si provë në gjyqin ndërkombëtar të Becchettit kundër shtetit shqiptar që kërkoi dëmshpërblim, u përdor si provë se ai ishte ndjekur politikisht nga pushetarët në Shqipëri dhe nuk ishte mbajtur ndaj tij qëndrim juridik, ligjor Lali Eri bën sms dhe përgjegjësinë e mban qeveria, taksapaguesit dhe kryeministri Rama. Lali Eri bën sms por nuk mban përgjegjësi. E njëjta gjë po ndodh dhe me Rtv Ora.
Tashmë me televizionin Agon për të cilin shtetit shqiptar do të paguajë 110 mln euro kemi një praktikë të vendosur nga një gjykatë ndërkombëtare.
Vendimi i Arbitrazhit shpall fajtor shtetin shqiptar për përndjekjen e një televizioni. Praktikisht nëse lexon vendimin shteti shqiptar është shpallur me vendim ndërkombëtar i kapur nga një organizatë kriminale që e ka emrin politik Rilindja por që në fakt është gjëja jonë, cosa nostra. Këta e shohin shtetin si gjëja jonë, marrin institucionet dhe i përdorin si armë.
Turpi dhe përgjegjësia e prokurorëve që u investuan për Becchettin, ku janë sot ata palaço që i thonë vetes juristë? Ku është Kryeministri që mban përgjegjësinë që e nisi si betejë se Lali Eri nuk mban përgjegjësi. U dogj me Becchettin, kështu kërcënon edhe RTV Orën, me mesazhe direkte për gazetarët dhe indirekt për televizionin.
E njëta lojë. Bën sms sa ndaj televizionit, sa ndaj të tjerëve. Thërret drejtorin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara Artur Kalën, një militant politik.
Në fund përgjegjësinë ligjore për veprimet e këtij njeriu e ka Ministri i Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshaj.
Po përdoret skenari i falimentimit të televizionit, u bën sms kërcënuese dhe telefonata bizneseve dhe kompanive të mëdha. U thotë që nëse ndalni sponsorizimet për Rtv Orën do tu ndjek unë me OFL se ka marrë autorizim për të folur kështu.
Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë