Pse të përfitojë tërmeti i nëntorit para atij të shtatorit?/ Besim Qehaja: Të vlerësohet dëmi i shtëpisë aq sa meritoj

Tërmeti i shtatorit të 2019 solli mjaft dëme në ndërtesa, por fatmirësisht jo viktima siç ndodhi më 26 nëntor.

Shtëpia e Besim Qehajas në Babrru është një prej objekteve të dëmtuara në shtator të një viti më parë.

Ai thotë se dëmet u vlerësuan nga ekspertët .

“U vlerësua nga disa ekspertë të Bashkisë dhe thanë që 2.5 milionë të vjetra.”

Që prej shtatorit e deri më tani nuk ka marrë dëmshpërblimin.

“Pse duhet të përfitojë dhjetori para shtatorit? Kur i dhjetorit nuk më prishi gjë, kurse i shtatorit diçka më prishi. E deklaroja, ndërkohë që as informacion nuk kam marrë, jo lekë.”

Për Besimin është e padrejtë që po marrin dëmshpërblim të dëmtuarit e nëntorit dhe ende nuk është mbyllur puna me ata të shtatorit, ndaj kërkon drejtësi

“Unë kërkoj vetëm atë që meritoj.”

Nga tërmeti i 21 shtatorit u dëmtuan 915 banesave dhe pallate. Ndërsa tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 7905 objekte të cilat konsiderohen të pabanueshme nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit. Ndërkohë janë 8748 objekte të dëmtuara lehtë apo mesatarisht.