Vijon trendi negativ: 18 humbje jete në 24 orët e fundit, më shumë të shtruar në spital se të shëruar
18 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit Sars-Cov-2.
Numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua në Tiranë me 8 të tilla, ndjekur nga Durrësi me 3 viktima.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se personat që humbën jetën ishin të moshave 56 deri në 82 vjeç.
Rastet e reja me koronavirus ishin 645 të premten, të cilat u identifikuan nga kryerja e 2 mijë e 201 testimeve.
Në spitalet covid po marrin trajtim 463 pacientë, 25 prej tyre në terapi intensive.
Sa i përket vaksinës anti-covid, Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se ajo do të jetë falas për të gjithë qyetarët dhe se Shqipëria do ta përfitojë sapo të jetë e disponueshme.
“Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit Covax dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të vaksinuar me vaksinën anticovid 20% të popullatës. Në momentin që vaksinat do të jenë të disponueshme, Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë me vendet e tjera për ta patur për qytetarët.”
Ministria e Shëndetësisë nisi të premten programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin.
Statistika (27 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 645
Të shëruar ne 24 orë 403
Të shtruar në spitale 463
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2.201
Testime totale 184.217
Raste pozitive 36.245
Raste të shëruara 17.755
Raste Aktive 17.719
Humbje jete 771
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9061
Fier 1347
Durrës 1339
Korçë 1006
Vlorë 858
Shkodër 855
Elbasan 825
Lezhë 739
Berat 554
Gjirokaster 545
Kukës 399
Dibër 191