Grabitje në Pogradec/ Minoreni kërkon lekët e xhiros por del vetëm me një celular
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2020, 14:29
Grabitje në qytetin e Pogradecit.
Siç mëson Ora News, një shtetas minoren ka mundur të grabisë në një prej pikave të Vodafone në këtë qytet një aparat celular e më pas është larguar.
Ka kërkuar fillimisht lekët e xhiros por duke hasur rezistencën e punonjësve ka marrë një celular dhe më pas është larguar
Ndërkohë, mësohet se kamerat e sigurisë brenda dyqanit kanë patur një defekt ndaj dhe nuk është filmuar momenti i grabitjes.
Policia është vënë në ndjekje të autorit por pa mundur ta ndalojë ende.