VIDEO/ 40 kg eksploziv hedhin në tokë pallatin 9-katësh në Durrës

Ky pallat në lagjen 5 të Durrësit i dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit u shemb me shpërthim të komanduar një ditë pas përkujtimit të përvjetorit të parë të tragjedisë.

IKMT hapur 1100 furnela dhe përdori mbi  40 kg lëndë plasëse për të shembur objektin që sipas ekspertizës kishte pësuar dëmtime në strukturë.

Banorët e bizneset përreth ishin paralajmëruar të siguronin pajisjet e brendshme, të linin dritaret hapur dhe të largoheshin nga banesat.

Por dëmet materiale nuk munguan.

Xhama e vetrata të apartamenteve dhe banesave në një perimetër prej disa dhjetra metrash u thyen.

Durrësi ishte qyteti më shumë i prekur nga tërmeti, ku sipas të dhënave të Ministrisë të Rindërtimit rezultuan të dëmtuara 37,179 banesa dhe 343 biznese, duke përfshirë ato të tregtisë, industrisë, prodhimit dhe magazinat. 52 hotele po ashtu u dëmtuan, 123 pallate do ti nënshtrohet rikonstruksionit.

https://youtu.be/TzR2uoZyy8k