I infektuar me Covid-19, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Pukës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2020, 13:35
Ndërron jetë si pasojë e Covid-19 ish kryetari i bashkisë Pukë, Beqir Arifaj.
Sipas asaj që mëson Ora News, Arifaj është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar për në Turqi por pa mundur të fitojë betejën me virusin.

Arifaj ka qenë kryebashkiak i Pukës, nën siglën e PD, deri në vitin 2015, kur në krye të bashkisë erdhi socialisti Gjon Gjoni.