"RENEA-s nuk i mungojnë vetëm këpucët" Sadetin Fishta rendit problemet
Donacionimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë me 200 palë këpucë për efektivat e repartit RENEA tregoi dhe një herë problematikën e theksuar të mungesës së pajisjeve të punës për efektivët e policisë.
Kreu i sindikatës Sadetin Fishta, ish drejtues i repartit RENEA, shprehet se forcat speciale ndodhen në vështirësi jo vetëm për këpucët por dhe për veshjet të cilat janë dhuruar vite më parë po nga shteti gjerman.
Sadetin Fishta: RENEA akoma sot vazhdon të kryejë shërbime me uniforma dhe i ka përsëri në dispozicion uniformat që i ka marrë që në 2004.
Fishta shprehet se kontributi i shtetit gjerman është për tu vlerësuar por gjendja në të cilën janë lënë forcat speciale ul reputacionin e shtetit tone pasi efektivat të cilët prej muajit janar dhe shkuar nuk kanë marr asnjë pagesë për orët e punës shtesë.
Sadetin Fishta: Fakti që RENEA kanë që në shkurt që nuk kanë marrë pagesa për dietën për shërbimet që kanë kryer tregon që ka nevojë për një vëmendje nga qeveria për këto forca.
Kreu i sindikatës thekson dhe një tjetër problematikë, që është mos dhënia e gradave për punonjësit e repartit RENEA, duke shmangur kështu dhe rritjen e pagës.
Sadetin Fishta: Zbatimi i ligjit në lidhje me dhënien gradat e 6000 punonjësve të policisë që i kanë gradës sot "Inspektor" por që i takon grada "Inspektor i dytë" dhe "Inspektor i parë"
Reparti RENEA por dhe efektivët e reparteve të tjera prej kohësh shërbejnë me uniforma të vjetruara, por policia e shtetit ka premtuar që brenda vitit të paktën ti pajisë me uniformë të re dimërore.