Tentoi të kalonte në Kakavijë i infektuar me Covid 19, shtetasi gjobitet me 7 milionë lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2020, 14:03
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi me iniciale V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, me akuzën se ka tentuar të kalojë kufirin në Kakavijë edhe pse ishte bartës i virusit Covid-19.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.
Gjithashtu, sipas Policisë Gjirokastër këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër