“Pluhur dhe baltë sa të duash” banorët e Dibrës i kujtojnë Dionis Imerajt se zgjedhjet po afrojnë

Lagjia Dobrovë në qytetin e Peshkopisë, ngjan me fshatrat e thellë malorë të Dibrës, me të cilët të përbashkët ka edhe mungesën e investimeve nga bashkia e drejtuar nga Dionis Imeraj.

Hallet e banorëve aty janë të shumta, por mungesa e infrastrukturës është shqetësimi kryesor.

“Pluhur dhe baltë sa të duash, nuk ka më keq se kaq jemi në mes të qytetit dhe dhe asgjë nuk është bërë këtu”, shprehen banorët.

Ndërhyrja aty thonë se ka qenë premtim i të gjithë kryebashkiakëve, ku tre të fundit janë përfaqësues të Partisë Socialiste që ka edhe qeverinë qëndrore.

Por pasi u kanë marrë votën i kanë lënë sërish mes baltës e pluhurit.

“Më kërkuan një letër për ta dërguar tek bashkia, letrën ja cova dhe asnjë përgjigje nuk më kthyen. Sa herë afrohen zgjedhjet na premtojnë se do e bëjnë , ka marrë fund ajo punë por kurrë nuk u bë”, shprehen banorët.

Të zhgënjyer nga kryebashkiaku i 30 qershorit dhe përfaqësuesit në kuvend, i paralajmërojnë se dita kur do të shkojnë tu kërkojnë votën do të jetë e shpejtë.

“Ne jemi 200 banorë këtu dhe asnjë person nuk do të shkoj në votime, po nuk na e rregulluan rrugën”, shprehen banorë.

Mungesa e investimeve është shqetësim në shumë zona të Bashkisë së Dibrës.