A do e këshillonte Kryemadhin të mbante maskë? Ja batuta e Bashës nga Shkodra

Nuk kanë munguar batutat e kryetarit të PD, Lulzim Basha gjatë një komunikimi me gazetarët në qytetin e Shkodrës.

I pyetur nëse do ta këshillonte partneren në opozitë, kryetaren e LSI Monika Kryemadhin dhe aleatët e tjerë për të mbajtur maskën, Basha u shpreh shkurtimisht: 

“Apeli im është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Apeli im është shembulli im që prej ditës së parë”.