Kakavijë: Radhë të gjata të shqiptarëve që nisen drejt Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 13:02
Në pikën kufitare të Kakavijës janë regjistruar radhë të gjata të shqiptarëve që nisen drejt Greqisë.
Shkak për këtë është bërë vonesa e Rapid test, në kufi me tokën neutrale.
Kakavija është e vetmja pikë kufitare e hapur për të kaluar. Të gjithë emigrantët shqiptarë thonë se janë të pajisur me të gjitha dokumentet e kërkuara, por po qëndrojnë në pritje që në orët e para të mëngjesit .