VKM/ U rritet paga punonjësve të Policisë së Burgjeve! Do t'u paguhen transporti dhe qiraja
Qeveria miraton vendimin për rritjen e pagave për 3599 punonjës të Policisë së Burgjeve.
Sipas VKM-së, atyre do u paguhet transporti dhe ushqimi kur do t’ju duhet të punojnë të paktën 36 km nga vendbanimi i tyre, qiraja e banesës kur lëvizin nga një qark në një tjetër dhe njehësimi gradave.
Përfitimet e VKM për procedurat e trajtimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve:
1. Shtesa për vjetërsi 1% per çdo vit shërbimi deri në 25 vjet
2. Garantimi i transportit nepermjet Perfitimit të kompensimit të udhetimit nga 36 km e siper., i cili vijon deri në ndryshimin e vendbanimit te punonjesit te policise se burgjeve.
3. Pagesa për shpenzimet e qerasë kur transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm në largësi mbi 36 km.
4. Trajtimi me ushqim pa pagesë për punonjësit trasnferohen ose komandohen jashtë vendbanimit mbi 36 km.
5. Paga për gradë.
6. Vjetërsia për shërbim hyn në fuqi në 2021.