Kim dhe Soreca takojnë Tushen, ambasadorja e SHBA vendos kufirin: Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit
Ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha.
Në një postim të sajin në Twitter, Kim shkruan se brenda këtij viti Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale.
Yuri Kim: Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që ... të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.
Kur kjo të ndodhë, atëherë presidenti Ilir Meta, kryeparlamenti Ruçi dhe kryetarja e KED Tushe do të meritojnë merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi.


Nga ana tjetër, po në Twitter, Soreca shprehet se Bashkimi Europian vijon të mbështesë reformën në drejtësi.

Vijon...