Shpresë dhe hare te "Covid 2", këngë e valle për bluzat e bardha dhe pacientët

Momente gëzimi dhe shprese te Spitali Covid 2 "Shefqet Ndroqi".

Lulishtja para “Shefqet Ndroqit”, kumboi nga tinguj e muzikë popullore shqiptare.

Mjekët, infermierët por edhe pacientët e spitalit shijuan ditën e sotme disa momente gëzimi në ballkonet e spitalit pasi në ambientet e jashtme të tij Ansambli i Këngëve dhe Valleve mbajti një koncert.

Artistët intepretuan disa këngë për rreth 30 minuta.

Ballkonët e spitalit u mbushën plotë, mjekët me veshjen speciale duartrokisnin interpretuesit por gjithashtu disa pacientë lanë shtratin për pak minuta dhe me oksigjenë ndoqën koncertin.

Nuk munguan lotët mes artistëve, pacientëve por edhe mjekëve.

Në fund të koncertit artistët e ansamblit u falenderuan me një buqetë me lule nga stafi mjeksor.

Këtë koncert Ansambli i këngëve dhe valleve e  konisderuan performancën me më shumë emocione.

“Ishte emocion shumë I madh kur performon dhe të tjerët të shohin nga xhami dhe me tuba oksigjeni dhe qajnë” tha nje kengetar.

Ky ishte i pari koncert në ambientet e spitaleve covid, por ndoshta nuk do të jetë i fundit, thonë artistët..

Apeli i vazhdueshëm i ekspertëve të shëndetësisë është mbështetja emocionale që mund tu ofrohet pacientëve me covid, kështu ishte dhe koncerti i së kësaj të mërkure në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Shqipëria, deri dje, numëron 34300 të infektuar, nga të cilët 16,666 ende aktivë dhe 735 viktima si pasojë e Covid-19.

Lexo edhe:

Rekord vdekjesh nga Covid, 19 viktima dhe 744 raste të reja në 24 orët e fundit

https://youtu.be/dxdlBMRrajQ