Basha nga Shkodra: Gjendja e kolapsit, përgjegjësi e keqmenaxhimit të krizës
Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës, kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se vendi ndodhet në gjendje kolapsi për shkak të keqmenaxhimit që qeveria po i bën krizës së pandemisë.
Lulzim Basha: "Jam shumë i trishtuar nga nje realitet. Edhe në situatën e pandemisë qeveria ka braktisur Shkodrën. Dje kemi pasur numrin më të madh të vdekjeve dhe shifrat që fshihen nga Rama janë më të këqija. Ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kësaj situate i jepet përgjigje me veprime të vendosura.
Këtu në Shkodër numri i infektimeve është shumë i lartë. Përballja po bëhet vetëm me sakrificën e mjekëveKjo gjendje kolapsi është përgjegjësi e keqmenaxhimit të krizës. Ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale dhe do ta shërojmë Shqipërinë nga këto plagë që kanë 7 vite dhe do të rikthejmë një shpresë të re për familjet shkodrane, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë".
I pyetur lidhur me deklaratat e kryeministrit dhe mazhorancës se, opozita po përhap panik, Basha u shpreh:
"Nëse kërkon që parat të mos shkojnë për inceneratorët, por për spitalet, për të papunët, biznesin, nëse kjo nuk i pëlqen kryeministrit është problem i tij dhe vetëm i tij.
Jemi vendi me ndihmën ekonomike më të ulët në rajon, me shëndetësinë në kolaps. Ne kemi dhënë propozime që japin zgjidhje. Përgjigja e kryeministrit tregon se ai po mundohet ta mbulojë këtë duke sulmuar opozitën".