Presidenti Meta bashkëbisedim me mjekët, ekspertët: Të shfrytëzohen të gjitha spitalet, të futen testimet e shpejta

Presidenti i Republikës Ilir Meta organizoi një bashkëbisedim online me mjekë dhe personalitete të shëndetësisë nisur nga situata e koronavirusit në vend pas shtimit të viktimave dhe infektimeve. Ekspertët e fushës rekomanduan që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet edhe në spitalet rajonale, për të mos e përqëndruar ngarkesën vetëm në Tiranë.

Mjekët folën për një situatë të rëndë sa i përket kapaciteteve në burime njerëzore, në atë pikë sa sipas tyre duhet të futen në sistem edhe studentët e viteve të fundit.

Përveç mjekëve të të gjithë spitaleve. Edhe sot kjo është një luftë totaled he shpërndarja e këtij sistemi, riaktivizimi i spitaleve rajonale për të përballuar këtë situatë, i spitaleve bashkiake ndoshta nuk mund të përballojnë numrin e caktuar të mjekëve. E gjithë strategjia e mjekësisë duhet të përkthehet në plane konkrete operacionale dhe këto plane duhet të mbështeten në njohjen e situatës. Është shumë e rëndësishme”, kanë thënë ata.

Në të njëjtën linjë edhe me përfaqësuesit politikë, mjekët deklaruan se ka ardhur koha që në Shqipëri të aplikohen testimet e shpjeta, dhe të rritet numri i tyre për të shkëputur zinxhirin e infektimit.

“Ne jemi sot, në nivelin shtetëror, rreth 1400 testime në ditë, shumë pak në krahasim me atë që duhet bërë. Dy binarët ku ne duhet të ecim në këtë situatë janë mbajtja e një niveli të lartë të gjetshmërisë të testimit të lartë. Duhet të testojmë të paktën 8 mijë veta në ditë.”

Situata e koronavirusit në vend paraqitet problematike, me mbi 700 raste thuajse çdo ditë, dhe shtim të viktimave. Kjo situatë detyroi Komitetin e Ekspertëve të vendosë masa kufizuese për kufizimin e lëvizjeve dhe mbylljen e lokaleve pas orës 22:00, si dhe moslejimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona.