Beteja për presidentin, Maxhoranca shtyn për vitin tjetër ndryshimet e kompetencave të Metës
Mazhoranca duket se nuk do të nxitojë për të shqyrtuar në parlament ligjin për ndryshimin e kompetencave të presidentit, duke e lënë të qetë Ilir Metën edhe këtë vit.
Socialistët nuk e kanë depozituar ende në kuvend draftin që parashikon kufizimin e kompetencave kushtetuese të kreut të shtetit.
Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor - 18 dhjetor 2020.
Të majtëve u ka mbetur vetëm sesioni i ardhshëm parlamentar, i cili pritet të zgjasë rreth 2 muaj për shkak të të zgjedhjeve të 25 prillit, për të bindur skeptikët se ajo që kanë përgatitur është një ligj rregullues dhe jo hakmarrje politike e Edi Ramës ndaj ish aleatit të tij Ilir Meta.
|
Por në tri seancat e fundit të këtij sesioni 3, 10 dhe 17 dhjetor do të diskutohen paketa e ligjeve të dakordësuar nga këshilli politik, të cilat kanë kërkuar ndryshime për shkak të kodit zgjedhor.
Ndryshe nga se pritej ligjet e amenduar të reformës në drejtësi kanë hasur në kundërshtitë e organit të akuzës, isntitucioneve shtetërore dhe vetë socialistëve në parlament.
Në draft kalendarin 3-javor është parashikuar që të shqyrohet edhe dekreti i Presidentit Meta, për paketën antishpifje si dhe amendamentet e bëra gati nga grupi i punës parlamentar.
Implementimi i opinioni të Venecias në ligjin e medias është një kusht tashmë i diskutuar edhe në tryezën e ministrave të jashtëm të BE, në veçanti Holanda.
Komiteti teknik bëri një përjashtim për mbajtjen e seancave plenare, por në konferencen e kryetarëve është vendosur që për shkak të protokolleve anti covid, të kufizohet në 3 orë diskutimi në sallë, si dhe të shmanget grumbullimi i deputetë gjatë punimeve të parlamentit.
DRAFT-KALENDARI I KUVENDIT PËR TRE JAVËT E ARDHSHME:
Lexo edhe: