"Justifikoni pasurinë"/ OFL u dërgon formularët tre ish të dënuarve në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit i dërgon formularin e vetëdeklarimit tre personave në Tiranë, të dënuar më parë për vrasje, tentativë vrasje dhe vjedhje me dhunë në bashkëpunim.

Sipas asaj që mëson Ora News, bëhet fjalë për shtetasit Fabjon Lamja, Fatjon Kodra dhe Erland Markola,

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F.L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, e mbetur në tentativë";

F.K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

E.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.