Mediu: 25 prilli, votë për të kaluar krizën

Në takimin e zhvilluar me koordinatorët e Partisë Republikane, kryetari Fatmir Mediu tha se vendi po përballet probleme të mëdha ekonomike ashtu edhe institucionale, ndërkohë që situata pandemike ka vështirësuar akoma më shumë jetesën e qytetarëve.

“Ne po përjetonim një krizë të madhe ekonomike, krizë institucionale. Shqipëria ka papunësi,  varfëri,  pasiguri për jetën, krim , korrupsion, mungesë funksionimi të sistemit shëndetësor, mungesë funksionimi të sistemit arsimor, të reformave të thella ekonomike. Jemi në një vend i cili  jeton në dëshpërim të madh”, është shprehur Mediu.

Për Mediun votimet e 25 prillit nuk janë thjeshtë një datë zgjedhjesh, por një moment historik për vendin ndërsa i ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votimet e 25 prillit, si e vetmja mënyrë për të kapërcuar krizën.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ta gjykuar të gjithë së bashku, në mënyrë që 25 prillin të mos e shohim vetëm si një moment zgjedhjesh politike , por si një moment të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare, për t’ju rikthyer rrugës europiane, për ta kthyer përsëri faktorin shqiptarë në partneritet me SHBA-në  dhe me BE-në”, është shprehur Mediu.

Mediu shtoi se është koha për të ndërtuar një shtet funksional me pjesmarrjen e njerëzve të aftë, të rinjve e të rejave, si dhe profesionistëve që do të kontribojnë në arritjen e realizimit të ëndrrës Europiane që në mandatin e parë, sic ndodhi edhe me anëtarësimin në NATO ne vitin 2009.