"Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes" Maliqi poston pamjet e Osumit të ndotur në mes të Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi i indinjuar nga pamjet skandaloze të asaj cfare ofronte lumi Osum pak ditë më parë, nënvizon se shërimi i shqiptarëve nis pas 25 prillit.

Postimi i Maliqit
'Ishulli përrallor i Osumit, fytyra e vërtetë e Rilindjes së Ramziut'

Me këto pamje nga ‘ishulli spektakolar i Osumit’ në Berat, urojmë shporrjen e Rilindjes më 25 Prill.

‘Investimi strategjik i Rilindjes, mundësoi që pas 8 vitesh qeverisje, të përfundojë projekti që u mundëson qytetarëve të majtë të Beratit; ujë të ndotur, bagëti të ngordhura, derdhjet e mbeturinave, pikërisht në mushkërinë e qytetit të Beratit, Osum’.

Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes, jo vetëm në Berat.
Ky është shembulli i faktuar që dëshmon premtimet e pambajtura dhe talljen me qytetarët, të Rilindjes së krimit dhe korrupsionit.


Si këto pamje, do përfundojë edhe qeveria helmuese e Kryemafiozit, më 25 Prill, sepse vetëm kështu do të nisë shërimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga sëmundja mavi që i ka infektuar që në 2013-ën."

Krimi mjedisor mbi Osum, uji i zi me kafshë të ngordhura, Bashkia Berat asnjë masë

https://www.youtube.com/watch?v=UFHPJhlTl90&feature=emb_title