Mësuesit me covid druhen se humbasin punën? Rama: Absurditet i teatrit të Bashës me aktorët rreth tij
Kryeministri Edi Rama mohon fshehjet e rasteve me covid tek mësuesit sepse i druhen humbjes së vendit të punës.
Një shqetësim i tillë u denoncua nga mësuesit gjatë një takimi me kryetarin e PD-së Lulzim Basha pak ditë më parë.
Rama e quajti këtë takim ‘teatër të Bashës me aktorë që shfaqen rreth tij."
Edi Rama: “Është absurditet i madh ai që e ka thënë nëse raportohesh me covid humb vendin e punës. Ky është absurd që mund të tingullojë normal në aktet absurd të teatrit të Lulzim Bashës me aktorë që shfaqen rreth tij, dhe faktikisht, ndërkohë që kanë një profesion apo aktivitet të caktuar në jetën e përditshme rreth tij vijnë si fanatikë të partisë janë në gjëndje të flasin absurditete për partinë.
Nuk ndodh. Si mund të besojë që mësuesi humb vendin e punës nëse sëmuret. Kjo është marrëzi.
A mund të fshihen rastet?
Edi Rama: “Është absurd total që të fshihen rastet. Nuk ka shans që të ketë raste për tu konsideruar nga sistemi shëndetësor të mos i konsiderojë. Nuk ka shans. Janë gjëra që për fat të keq thuhen e përfliten pa bazë në këto kushte.
Prandaj i bëj thirrje të mbrohen nga virusi dhe lajmet e rreme. Nuk mund ta konceptojë dot të imagjinohet jo më të ndodhë që mësuesit të humbasin vendin e punës. Mos harroni që ka dhe raste siç ka gjithandej raste kur dikush pranë teje është i prekur në familjen tënde dhe ti për këtë shkak karantinohesh. Kjo është gjëja më normale. Është procedurë e zakonshme, apo nuk ndihesh mirë dhe mund të kesh qenë në kontakt me dikë dhe karantinohesh.
Nuk ka gjëra për tu fshehur se nuk ka arsye të ndodhin. Është e pamundur.
Kjo u mohua edhe nga ministrja e Arsimit e cila deklaroi se mësuesit që kanë qenë me covid nuk u është mbajtur rroga, pavarësisht se kanë munguar 1 -2 apo 3 javë
Evis Kushi: Jua them me garanci dhe përgjegjësi të plotë që nuk ka ndodhur asnjë rast I tillë. Madje bëjmë të kundërtën. Një mësues që karantinohen e mbështesim maksimalisht. Ju garantoj se nuk na ka shkuar dhe as në ëndrrën më të keqe. Ata paguhen pavarësisht se ata mungojnë, 1 javë, 2 javë apo tre javë. Madje objektivi ynë ka qenë që mësuesit të jenë prioritet dhe të realizohet tampon sa më shpejt.