Rama ironi me Bashën: Të vdekurit me covid nuk janë vota brenda PD-së
Në konferencën online organizuar sot me gazetarët Kryeministri Edi Rama u ndal edhe një herë tek akuzat e opozitës se po fshihet numri real i të vdekurve nga koronavirusi.
Rama i quajti “dokrra e marrëzi që shpërndahen në mënyrë të papërgjegjshme” dhe nuk la mënjanë ironinë."
Edi Rama: Më vjen keq që vazhdon kjo bisedë. Është teorikisht e pamundur. Nuk realizohet dot. Nuk janë vota të zgjedhjeve brenda PD-së që partia ka treguar në mënyrë të përsitur që numërohen, shfaqen dhe treten sipas qejfit.
Nuk ndodh. Është e qartë dhe e thjeshtë sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër të asnjë force tjetër që të vendosë diagnozën e pacientit dhe të mbushë kartelën mjekësor të atyre që humbin jetën përveç mjekut.
Dhe mjeku ka përgjegësi ligjore dhe profesionale.
Rama beson se kjo bëhet nga opozita për të ardhur në pushtet.
Edi Rama: Të thuash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm por dhe budallej që shkelin mbi vete, e ligjin për të lëshuar diagnoza.
E se kujt do i hynte në punë dhe kush do të përfitonte nga kjo këtë mund ta thotë vetëm imagjinata e atyre që arrijnë të përdorin të vdekurit dhe vdekjen thjesht si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet nuk ka asgjë për të diskutuar”