Vrau 62-vjeçarin në sy të fëmijës së mitur, 30 vite burg për Islam Myrtajn

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 vite burg Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e Haki Baçinozit.

Myrtaj u shpall i fajshëm për "vrasje me paramendim" dhe "armembajtje pa leje".

Krimi ndodhi në 16 mars 2019 tek Liqeni Artificial në Tiranë.

Në gjykim Myrtaj shfaqi pendesë për krimin dhe mohoi ta kishte kryer vrasjen me paramendim.

Kujtojmë se pak pasi u shpall në kërkim, Myrtaj u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. Ndërsa ekzekutimi i 62-vjeçarit u krye në sy të djalit të mitur, teksa të dy kishin dalë për shëtitje në zonën e Liqenit Artificial.