SPAK merr në pyetje Klevis Allën, të penduarin e atentateve

Prokurorët e SPAK kanë marrë në  pyetje të riun Klevis Alla, një nga personat që akuzohet se mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia, në prill të këtij viti në Durrës.

Seanca për marrjen në pyetje të Allës është zhvilluar dje në praninë e prokurorëve që po drejtojnë hetimet e vrasjes së dyfishtë dhe ka për qëllim ballafaqimin e rezultateve të hetimeve të deritanishme me dëshminë e Allës, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Thëniet e të riut hodhën dritë mbi dy vrasjet e dyfishta të ndodhura në Durrës në mars ku u qëlluan vëllezërit.

Besmir e Viktor Haxhia dhe në prill në Nishtullë të Durrësit, ku u ekzekutuan Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia.

Pas dëshmisë së Allës, policia arrestoi dhe shpalli në kërkim Talo Çelën dhe Nurodin Dumanin, të dyshuar si të përfshirë në të dyja këto ngjarje.