"Premtuan se do i zeronin"/ Tabaku: Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë, kosto në kurriz të shqiptarëve
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se, qeveria Rama po u le "peshqesh" të njëjtën shumë detyrimesh të prapambetura, për të cilat premtuan se do ti zeronin.
Sipas Tabakut, qeveria ka rritur borxhin e fshehur pa bërë asnjë km rrugë, pa ndërtuar një shkollë të re, dhanë çdo gjë me koncesion e PPP.
Jorida Tabaku: Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.
Morrën kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.
Burgosën qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.
Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.
Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.
Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon. Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.
Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.
