Ujësjellësat në faliment, nuk mbledhin të ardhurat, kërkohet të futet aksioner shteti

Ujësjellësat në 5 vite të ndryshimit të mazhoranës nuk kanë arritur të rrisin të ardhurat. Në këto kushte ERRU kërkon ndërhyrjen e shtetit me masa penalizuese. Dy vite më parë kryeministri Rama paralajmëroi ndërprerjen e investimeve për këto që nuk mbledh detyrimet

Dy vite pas paralajmërimit të Ramës se nuk do të ketë asnjë investim për bashkitë që nuk mbledhin të ardhurat, reforma në ujësjellësa nuk ka sjellë thuajse asnjë ndryshim.

Madje, në raportin e Entit Rregullator të Ujit thuhet se 75% e shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në vend nuk arrijnë dot të mbulojnë kostot e operimit dhe menaxhimit. Në vitin 2019 nga 57 kompani 43 prej tyre kanë rezultuar me humbje.

Në  këto kushte, ERRU ka propozuar marrjen e masave duke propozuar agregimin e tyre “të detyruar” ku qeveria bëhet aksionere me investimet fizike.

Këtij propozimi i shtohet dhe masa për të mos subvencionuar mbulimin kostove të operimit dhe menaxhimit.

Sërish shqetësim mbeten detyrimet që ujësjellësit nuk i kanë paguar OSHEE. Fenomen ku dhe i viteve të mëparshme, teksa EREE thekson se hendeku i borxhit është shtuar.

ERRU ka konstatuar gjithashtu se në vitin 2018 ishin 18 shoqëri që kishin performancë të mirë, por një vit më pas prej tyre mbetën vetëm 5

ERRU e thekson se një situatë e tillë është e papranueshme pasi shoqëritë nuk arrijnë të përballojnë kostot e punës e jo më të shikohet mundësia e përmirësimit të cilësisë së shërbimit nëpërmjet investimeve qofshin edhe minimale.

Por dhe këtu Kryeministri ka një argument.

Rama: As në kohën e Enverit nuk kishte ujë 24 orë.