Parlamenti miraton Buxhetin/ Mbështetje ekonomike për të prekurit me Covid që trajtohen në shtëpi

Qeveria shqiptare i akordon rreth 70 miliardë lekë sektorit të shëndetësisë për vitin e ardhshëm për të përballuar pandeminë Covid-19.


Kryeministri Edi Ramës gjatë fjalës së tij në mbrojtje të buxhetit tregoi që nga paketën e tretë e ndihmës do të përfitojnë qytetarët që kurohen në banesë nga Covid-19.

Nga nga 1 janari dhe deri në përfundim të pandemisë, qeveria pritet t’u vijë në ndihmë familjeve me pamundësi ekonomike.

"Në masat e reja që do të hyjnë në fuqi në 1 janar, përveç investimeve në sektorin e shëndetësisë është dhe një masë që sot ka rëndësi. Rritja me 40 përqind e pagës së mjekëve. E bëjnë pagën e mjekut të Shqipërisë një pagë absolutisht të denjë dhe konkuruese me vendet e tjera. Ne ndërkohë në këtë buxhet kemi vazhdimin e një mbështetje që hyn në fuqi në ditët në vijim për të prekurit me COVID që kurohen në kushte shtëpie. Tu them qytetarëve se duhet t'i referohen besnikërisht mjekut të familjes dhe të gjitha këshillave që marrin nga urgjenca kombëtare dhe të mos marrin ilaçe e mos të shpenzojnë nga buxheti për të bërë dëm në shëndetin e tyre", tha Rama.

Lideri i mazhorancës solli sërish në vemendje debatin për numrin e testimet duke akuzuar PD se po kërkon të përfitojë poltikisht nga kjo situatë.

Ndërsa Covid-19 nuk i kanë shpëtuar as deputetët apo ministrave të Ramës, por fatmirësisht niveli i infeksionit ka qënë i lehtë, pa patur nevojë të kuroheshin jashtë shtetit, si disa prej kolegëve të tyre të pakicës në parlament që janë në gjendje të rëndë.

Ndryshe nga Rama, deputetja Rudina Hajdari i kërkoi shpjegime qeverisë për fondin prej 400 milionë eurosh të akorduar nga BE për përballimin e pandemisë dhe ringritjen ekonomike.

Kjo pyetje nuk mori përgjigje, pasi Edi Rama ishte më tepër i fokusuar tek batutat për të shpjeguar se cilet nga deputetët janë të bashës dhe cilët të ramës.

Parlamenti miratoi buxhetin e ardhshëm me një vlerë mbi 479 miliardë lekë me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, në të cilën është shtuar edhe fondi prej 560 milionë lekë për t’u ardhur në ndihmë naftëtarëve të Ballshit.