10 milionë euro për rehabilitimin e Piramidës, Soko: Tekë perverse e Veliajt, ky është abuzim
Bashkia e Tiranës ka miratuar tenderit prej 10 milion eurosh për rehabilitimin e Piramidës së Tiranës.
Eksperti i ekonomisë Pano Soko për Ora News e ka cilësuar këtë projekt si një tekë pervese të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Për Sokon, prishja e Teatrit Kombëtar dhe rehabilitmi i Piramidës nuk janë çështje emergjence, në një kohë ku sipas tij jemi në një moment të vështirë ekonomik.
Soko: Bashkia e Tiranës ka kërkuar 36 milion euro nga Ministria e Financave për Teatrin Kombëtar. Sot nisi rehabimitimi i Piramidës, 10 milionë euro të tjera. Me 46 milionë euro ne kishim çuar për kurim në Turqi të gjithë të vdekurit që kemi sot, ndoshta gjysmat do t’i shpëtonim. Do të kishim blerë rreth 2 mijë respiratorë. Do t’i kishim dhënë nga një rrogë tjetër të gjithë 170 mijë punonjësve që iu dhanë 400 mijë lekë për tre muaj.
Ky gjen momentin dhe shpenzon 46 milion euro për një tekë egoiste të kryeministrit Rama, për një tekë perverse e kryetarit të Bashkisë Veliaj, ne shpenzojmë lekët tona në këtë moment që na duhen më shumë. Teoria e abuzimit në Shqipëri është ngritur në sistem dhe tashmë abuzimi nuk është fenomen, por është sistemi. Fenomeni është momenti kur nuk abuzohet, sepse ka humbur kontakti me realitetin.
Jemi një vend që kemi gati 13 miliardë euro borxh bashkë me detyrimet e prapambetura. Jemi një vend që po rrënohet nga financat publike dhe të gjesh luksin për të menduar për prishjen e Teatrit Kombëtar, e rindërton nga e para, kur e kishe dhe s’kishte asnjë emergjencë. Tani kërkon 36 milion euro. E ke mendjen të ndërtosh piramidën 10 milionë euro, ndërkohë që njerëzit janë pa punë, bizneset po mbyllen dhe njerëzit po ikin nga Shqipëria.