Ligji i metrologjisë, eksperti Soko: Po i hapet rruga koncensionimit të shembjeve

Ditën e sotme Presidenca i dërgoi një kërkesë SPAK-ut për verifikimin e ligjit të metrologjisë, i cili u rrëzua pak ditë më parë.

Ekperti i ekonomisë, Panajot Soko në një intervistë për Ora News tregoi se nëpërmjet këtij ligji po i hapet rruga një sërë koncesionesh për shembjet.

Sipas Sokos, Ligji për Metrologjinë i jep hapësira kompanive koncesionare që të bëjnë kontrolle pa limit në këmbim të pagesës.

Soko: Metrologjia është një institucion që kontrollon të gjitha mjetet me presion, që duhet të jenë të certifikuara për të qenë në presion. Duhen certifikuar nga një institucion shtetëror, siç është Instituti i Metrologjisë që e mat dhe certifikon.

Gamat në të cilat ndërhyn  ky intitucion është shumë i madh, duke filluar që nga peshoret elektronike të tonazhit të rëndë deri te mjetet që përdoren në tregun e gjërë. Me ligjin e metrologjisë, këta po i hapin rrugën koncesionimit të secilit prej këtyre shembjeve, pra të marrin për secilën një partner koncesionar që do paguhet me lekët e subjekteve.

Ky ligj përveçse iu sanksionon që të japin në përdorim për qëllime tregtare të gjitha shërbimet që kryen metrologjia, por të udhëheqin edhe barrierën e numrit total të kontrolleve që mund të bëjnë. Të gjitha kompanitë partnere paguajnë për numër kontrollesh. Kanë barrierën e hequr dhe bëjnë kontrolle sa të duan në ditë dhe për të gjitha kontrollet të marrin lekët një më një.

Ndërkohë Soko e ka cilësuar argumentimin e Presidencës për kthimin e ligjit si të plotë.

"Argumenti i zyrës së Presidentit ishte shterues, i plotë, sepse ky është një ligj që hap një dritare shumë të madhe abuzimi. Këta po përgatiten që të fusin 10-15 koncesionarë, që ti lënë dhe pa tavan", shton ai.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.